Kreu i VV-së, Albin Kurti, njëherit kandidat i kësaj partie për kryeministër gjatë një tubimi elektoral në fshatin Pozhoran të Vitisë ka ndërprerë fjalimin e tij pasi nisi thirrja e ezanit.
Kurti derisa po fliste tha se po e ndërpret fjalimin derisa të kryhet ezani, çka u duartrokit nga përkrahësit e tij, shkruan Reporteri.net.
Pas përfundimit të ezanit Kurti tha se “në kuadër të ezanit është edhe një thirrje që thotë ejani për bashkim”.
Kujtojmë se Kurti edhe sa ishte kryeministër e kishte ndërprerë fjalimin e tij në Dragash, duke respektuar ezanin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.