Kandidati i VV’së për kryeministër Albin Kurti ka komentuar sloganin e VV’së Krejt dhe Drejt. Thotë se me këtë nuk po mendojnë pushtetin por daljen në votime.
“Për besë nuk ka të bëjë asgjë me ato insinuata ose imagjinata. Ne kur themi drejtë mendojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin në referendum sepse kemi bërë koalicionin parazgjedhor dhe rrjedhimisht i kemi shndërruar zgjedhjet në referendum sepse situata është e tillë”, tha Kurti.
“Duhet bërë një prerje në mes të keqpërdorimeve dhe një rikthimi te qeverisja e mirë e pranverës 2020 që zgjati gjithsej 50 ditë”, shtoi ai.
“Nuk ka të bëjë me pushtetin. S’ka të bëjë me pushtetin, Ka të bëjë me qytetarët që të dalin në zgjedhje në referendum mandej krejt duhet të dalin”, tha Kurti.
“Do të ecim drejtë pa devijimet dhe korruptimet”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.