×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Albin Kurti: Reciprociteti me Serbinë, një nga vendimet e para të mia si Kryeministër

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 21:27

    Kandidati Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se njëri prej vendimeve të para të sapo ai të vije në krye të qeverisë do të jetë vendosja e reciprocitetit me Serbinë, transmeton Reporteri.net.


     

    Kurti është shprehur kështu në debatin e fundit para zgjedhjeve përballë analistëve.

    “ Reciprociteti është më thellë se plan sepse është parim. Pra ka një dimension normativ dhe derivon nga koncepti i barazisë, është parim i shëndosh i marrëdhënieve ndërkombëtare. Reciprociteti është gjëja më e zakonshme e një shteti. Është çështje ditësh ose javësh, kurrsesi muajsh. Është njëra prej gjërave të para që do të bëjë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!