×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Albin Kurti thotë se shiritat e kuq janë për Shën Valentin

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 21:15

    Para disa ditëve në rrugë e kryeqytet u vendosën shirita të kuq, autorësinë e të cilave e morri Lëvizja Vetëvendosje. Kundërshtarët e VV-së thanë se këto shirita u ngjajnë me kohët e komunizmit. Por krejt mendim tjetër kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, Alin Kurti, shkruan Reporteri.net.


    Lideri i VV-së në emisionin Debat Plus ka thënë se këto fjongo janë vendosur për ditën e Shën Valentinit.

    “Ato janë fjongo të kuqe që i kanë vendosur aktivistët tanë, nuk kanë të bëjnë me ato akuza që na bëjnë neve. Të dielen e 14 shkurtit kur qytetarët votojnë, është dita e Shën Valentinit, është dita e zemrave, e dashurisë. Nuk e di çfarë problem mund të kenë me këtë”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!