×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ambasada e SHBA’së përgëzon Kosovën numrin e grave udhëheqëse: Fytyrat e lidershipit të ri kosovar

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 17:01

    Kosova nëse për asgjë tjetër, mund të mburret për faktin se është vendi me më së shumti gra të përfshira në udhëheqje të institucioneve shtetërore.


    Në qeverinë e re kosovare, janë emëruar pesë gra ministre. Ndërsa, edhe postet e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, do të udhëhiqen nga gratë.

    Këtë fakt e ka vlerësuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila në llogarinë e saj në Facebook e ka shpërndarë një foto të përbashkët ty tyre, me mbishkrimin: Fytyrat e lidershipit të ri kosovar.

    Por, duhet theksuar se nuk është hera e parë që Kosova dallohet për përfaqësim të grave në poste të larta. Kosova e ka të përcaktuar me Kushtetutë, se 30 për qind e vendeve në parlament duhet jenë gra.

    Fakt tjetër, që e dëshmon këtë, është edhe posti i presidentit, si posti më i lartë instutucional në shtetin e Kosovës, të cilin për 5 vite e kishte drejtuar Atifete Jahjaga. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!