×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ambasadori amerikan me flamur të Kosovës përballë Kurtit, ky i fundit pa asnjë simbol të shtetit në zyrë

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 12:39

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është takuar sot me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti pas fitores së këtij të fundit në zgjedhjet e së dielës.


    Kosnett ka shkruar se ka uruar Kurtin për fitoren dhe ka kërkuar që të formohet sa më parë Qeveria e re dhe Kuvendi funksional.

    “I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, ka shkruar ai në Twitter.

    Ajo çka bie në sy është se Kosnett në takim me Kurtin u shfaq me një maskë të veçantë.

    Gjatë vizitës ambasadori amerikan i bëri kreut të VV-së, ai duket se qëllimshëm në maskën e fytyrës së tij ka vendosur një flamur të Kosovës, që t’i dërgojë  një mesazh Kurtit, shkruan Reporteri.net.

    Në anën tjetër të maskës shihet edhe flamuri amerikan.

    Por, njëjtë nuk veproi edhe Kurti. Kreu i VV-së që të dielën ka marrë besimin e shumicës absolute të qytetarëve të Kosovës për ta qeverisur Republikën, në zyrën e tij nuk mban asnjë simbol të shtetit të Kosovës.

    Kjo të paktën shihet nga fotografitë e postuara nga takimi nga vetë Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

    Kujtojmë se, Kurti në të kaluarën ka mohuar simbolet dhe shtetin e Kosovës të shpallur në vitin 2008, me pretendimin se duhet bashkim me Shqipërinë.

    Gjatë kohës sa qëndroi në opozitë, Kurti ka akuzuar ish emisarin e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell se kishte pasur gisht në rrëzimin e Qeverisë së tij.

    Ndërkohë, pas takimit me Kosnett, sipas Vetëvendosjes, Kurti ka siguruar ambasadorin amerikan për formim të shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës. Ai po ashtu është zotuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!