×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Anton Berisha merr përkrahje të madhe në Pejë

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 22:29

    Kandidati i AAK-së për deputet, Anton Berisha, ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Pejës.


    Të mërkurën, Berisha ka shpalosur konceptin 100% shtet me banoret e Leshanit dhe Trestenikut, të Pejës.

    Aty, ai ka marrë mbështetje të madhe nga banorët, në garën për deputet në listën e koalicionit AAK-PSD, në të cilën Berisha mban numrin 5 në listë.

    “Me banoret e B.T. Leshani dhe Tresteniku, shpalosëm konceptin tonë për shtetin e Kosovës. Siguruam se përkushtimi ynë për një shtet funksional, të zhvilluar e mbi të gjitha të drejtë do të jetë i plotë. Synimi ynë për integrime euroatlantike nënkupton reforma thelbësore në arsim, shërbime publike me të mira, investime në bujqësi dhe standarde të avancuara në respektimin e të drejtave të çdo individi, në çdo cep të Kosovës. #AntonBerisha 5 #AAK-PSD 119”, ka shkruar Anton Berisha në facebook.

    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 garon me numrin 5 në listën e koalicionit AAK-PSD për deputet të Kuvendit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!