“Më vonë”, u tha gazetarëve Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kur ata kërkuan që ai të deklarohet në lidhje me vdekjet e fundit në QKUK me Coronavirus, derisa po qëndronte në vizatë në Klinikën e Infektive.


Por, Zemaj as “më vonë” nuk guxoi të përballet me gazetarët, ndonëse u prit që ai të dalë para mediave në konferencën që e thirri Kryeministri Avdullah Hoti në oborrin e Qeverisë, shkruan Reporteri.net.

Për më tepër, Ministri Zemaj as që u pa i pranishëm në konferencë, të paktën të qëndroi pranë shefit të tij të ekzekutivit, ndonëse i njëjti para nisjes së konferencës u pa duke hyrë në objektin e Qeverisë.

Reklamë

Hoti doli në konferencë duke i qëndruar mbrapa zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

As Kryeministri Hoti nuk është se u morr shumë më këto vdekje, duke kaluar përgjegjësinë tek institucionet përkatëse, pasi së fundi janë ngritur dyshimet se ka mund të ketë lëshime që si pasojë kanë shkaktuar vdekjen e disa pacienteve me COVID-19 në QKUK.

Megjithatë, Kryeministri njoftoi për masat e reja që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë pas përhapjes së madhe të Coronavirusit në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Nder to është edhe kufizimi i lëvizjes gjatë orëve të natës në 4 komuna, përfshirë kryeqytetin kosovar. Po ashtu, edhe mbyllja e lokaleve gastronomike në gjithë vendin pas orës 21:00 deri në 05 të mëngjesit. Sikurse edhe nisja e procedurave për blerjen e 100 mijë testeve për Covid-19 dhe licencimi i laboratorëve private që plotësojnë kushtet për të kryer teste të tilla virologjike. /Reporteri.net/.

Reklamë