Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD pak ditë para zgjedhjeve u është drejtuar qytetarëve me një mesazh. Hasani u ka bërë thirrje qytetarëve, e në veçanti atyre të rajonit të Gjilanit që të votojnë për njerëz të ndershëm të cilët e kanë dëshmuar se punojnë për të mirën e qytetarit.
“Për mua si ish ministër i Qeverisës së Kosovës, do të jetë nder të ju përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës. Vota juaj për njerëzit tuaj, për njerëzit e mirë të kësaj ane, profesionistët, ata që ua kanë dëshmuar me punë e ndershmëri, është votë për të ardhmen e fëmijëve tuaj, votë për shtetin e sigurt, shtetin zhvilluar ekonomikisht. E diela, po vjen. Para se të niseni për të votuar kujtohuni se në listë ka njerëz që për të mbrojtur taksat tuaja, djersën tuaj kanë hequr dorë nga privilegjet e posteve ministrore dhe nuk janë lëkundur para asnjë presioni, kërcënimi e shantazhi”, ka thënë Hasani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.