Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu sot ka vizutar qytetarët në Vinarc të Mitrovicës si dhe në fshatin Vidimriç dhe në lagjet e veriut.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook thotë se jeta në këto lagje është rikthyer pas vitit 2008, pas investimeve që Partia Demokratike i ka bërë në këtë pjesë.
“Me PDK-në në Qeveri kufiri i Kosovës do të jetë në pikat 1 e 31 dhe do të vazhdojmë investimet deri në Jarinje dhe Bërnjak. Programi i PDK-së i rimëkëmbjes së Kosovës parasheh rritje të sigurisë dhe të investimeve deri në pjesën më veriore të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet shpresa e vetme për Rimëkëmbjen e shtetit.
Qytetarët duke e parë joseriozitetin e qeverive të fundit po kërkojnë që të kthehet PDK fuqishëm e të vazhdojë punën në realizimin e projekteve te mëdha.
Ky mobilizim është mbështetje për udhëheqësit e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë, ka shkruar Haxhiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.