Kur kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë deri tek dita e zgjedhjeve, partitë politike kane vazhduar edhe sot fushatën parazgjedhore.
Kandidati nga radhët e AAK-së për deputet, Anton Berisha sot ka qenë për fushatë zgjedhore në Anamoravë, më saktësisht në Viti, shkruan Reporteri.net
Ai ka thënë se Anamorava njihet si kryengritëse e hershme për liri dhe se qyteti i Vitisë e ka mbështetur fuqishëm koalicionin AAK-PSD.
“Anamorava njihen si kryengritës të hershëm për liri dhe të vendosur në mbrojtje të saj. Në Viti sot ndjeva krahun e fuqishëm të këtyre njerëzve trima e punëtor, që i japin shtetit të Kosovës, për të qëndruar i fortë, krenar dhe i patjetërsueshëm. Vitia partner i koalicionit AAK-PSD, për Kosovën që i del zot vetes në tërësinë e saj”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ndryshe, Berisha në këto zgjedhje garon me numër 5 në subjektin e tij nga radhët e AAK-së./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.