Deputetët z. Daut Haradinaj dhe znj. Time Kadrijaj po qëndrojnë në Zvicër, ku në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët atje, sot u pritën në një takim nga strukturat e AAK-së në Zvicër.
Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së z. Daut Haradinaj u shpreh se ishte tepër i nderuar me angazhimin maksimal të të gjtha strukturave shqiptare të AAK-së në Zvicër.
”Në luftën për çlirim, pjesëmarrja e njerëzve nga këtu i dhanë frymë lirisë së Kosovës dhe pothuajse i madh e i vogël u angazhuan me të gjitha kapacitetet për të ardhur tek liria” tha ai.
Z. Haradinaj ndër të tjera tha se mërgata shqiptare në Zvicër përpos ruajtjes së vlerave kombëtare brez pas brezi, me energjinë dhe përkushtimin ndaj vendlindjes po ndihmon avancimin dhe afirmimin e Kosovës botërisht.
”Gjatë diskutimit, përpos falënderimeve ndaj këtyre vlerave, ishte edhe premtimi i përbashkët që zëri i tyre do jetë gjithmonë në institucionet tona.
Krenar me diasporën Shqiptare në Zvicër ashtu si në tërë botën” deklaroi z. Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.