Pesë kandidatë për kryeministër dhe mbi 1000 kandidatë për deputetë nga 25 subjekte politike kanë udhëtuar në çdo cep të vendit duke shpalosur programin e tyre dhe duke kërkuar që t’u jepet besimi për të udhëhequr vendin.
Sot partitë politike dhe kandidatët për kryeministra do të mbajnë takime të tjera, si dhe tubimet përmbyllëse.
Partia Fjala mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në kalanë në qendër Vushtrrisë në ora 11:00.
Partia Euroatlantike e Kosovës mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Restorant “Apartament” që gjendet në Rrugën B në Prishtinë në ora 17:00.
Koalicioni AAK-PSD me kandidatin Ramush Haradinaj për kryeministër tubimin përmbyllës e mban në Palestrën e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë duke nisur nga ora 17:30.
Koalicioni Nisma-AKR-PD e kandidatit për kryeministër Fatmir Limaj mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në sheshin “Shatërvan” në Prizren në ora 17:30.
Lidhja Demokratike e Kosovës e kandidates për kryeministre Vjosa Osmani mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në sallën e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan në ora 18:00.
Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për kryeministër Kadri Veseli mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në ora 18:30.
Vetëm pak metra më tutje dhe disa orë më vonë, Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, saktësisht në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet në ora 20:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.