×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Driton Selmanaj: SHBA vendosi sanksione ndaj Kosovës gjatë qeverisë Kurti, u diskutua largimi i trupave

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 20:56

    Driton Selmanaj, kandidat për deputet, njëherit zv.kryeministër në detyrë ka kritikuar ish-qeverinë Kurti.


    Ai ka thënë se gjatë qeverisjes 50 ditëshe të Kurtit, është diskutuar tërheqja e trupave të SHBA nga Kosova.

    “E kemi pa që SHBA na ka vënë sanksione, edhe është diskutu edhe tërheqja nga Kosova dhe krejt këto tregojnë për një diskurs tjetër, Kosova është kthy aty ku ka qenë në 20 vitet e fundit, ku nuk e ka bërë asnjë hap pa Amerikën”, ka thënë Selmanaj në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se LDK ndali që SHBA të largohet nga Kosova.

    “Ka pas tendencë për shkëputje, ne e kemi ndalë, vlerësimet janë në superlativ për punën që kemi bërë”, ka pohuar Selmanaj.

    Ai më tej tha se marrëveshja e 4 shtatorit do të zbatohet në përpikmëri.

    Selmanaj shtoi se LDK nuk flet shumë por bën gjëra të mira për vendin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!