Në Xërxë të Rahovecit, ku ndodhet fabrika më e madhe e miellit, po vazhdon që prej një jave të ketë radhë për të blerë miell.
Edhe sot ishte ngjashëm, mirëpo aty vërehej se kishte miell mjaftueshëm, shkruan Reporteri.net.
Në një video të siguruar nga gazeta, shihen qindra qytetarë teksa presin në radhë për të marrë thasët me miell që i kishin deponuar apo që i blenin tani.
Ndërkohë, është raportuar disa herë se nuk ka vend për panikë, pasi importimi i miellit po vazhdon si zakonisht.
Ndryshe, që nga sot një javë, qytetarët e Kosovës u janë drejtuar mullinjve dhe marketeve për t’u furnizuar me rezerva ushqimore./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.