×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Familjarët e Thaçit e Veselit të pranishëm në përmbylljen e fushatës së PDK-së

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 20:42

    Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot tubimin përmbyllës në Prishtinë, ku u panë të pranishëm edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thacit.


    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, në këtë tubim ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës të dielën do të shkruajë një faqe të re të historisë, me fitoren e saj.

    Në këtë tubim, ku morën pjesë mijëra simpatizantë të PDK-së, të pranishëm ishin edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thacit. Aty, u panë, bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta dhe djali i tij, Klestori. Bashkë me ta, ishin edhe bashkëshortja e Hashim Thacit, Lumnie Thaci dhe djali i rij Endrit Thaçin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!