×
  • Lajme
  • -->
    Pa kategori

    Gani Dreshaj bëhet hiti i zgjedhjeve: Fton qytetarët ta votojnë një kandidate të PDK-së

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 20:31

    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka bërë thirrje që të votohet për deputete kandidatja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Shoshi.


    Dreshaj ka thënë se ajo është një femër e jashtëzakonshme dhe e shkolluar në universitete prestixhioze ndërkombëtare.

    Shkrimi i plotë i Dreshajt në Facebook:

    Unë jam politikan pak më ndryshe se të tjerët. Fakti që politikën nuk e kam ekzistencë, mbase më bën të mendoj më ndryshe.

    Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK-në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste.

    Ariana Musliu-Shoshi që mbanë numrin 30 në listën e PDK-së është një femër e jashtëzakonshme.

    Kam patur rastin të jem pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kemi fat që kemi femra të përgatitura si ajo.

    Ariana Musliu-Shoshi është e shkolluar në universitete prestixhioze ndërkombëtare, është familjare, e dëshmuar dhe me prejardhje nga prindër kontribues për atdheun.

    Sygjerimi im vlen për votuesit e PDK-së, ngase kemi fat që femra të zonja e të shkolluara të kemi me bollëk edhe në listën e AAK-PSD, por për shkak të konkurrencës nuk do të bëj preferenca publike  . G.D

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!