×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gastronomët e Gjakovës ofrojnë shujta falas për mjekët kujdestarë

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 23:48

    Gastronomët në Gjakovë, kanë njoftuar se çdo natë do të përkujdesen për mjekët kujdestarë dhe repartet e ndryshme në këtë komunë, të cilët janë të përkushtuar dhe punojnë përballë rrezikut të shtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.


    Gastronomët nëpërmjet një njoftimi thonë se edhe pse janë shumë të dëmtuar nga masat dhe rregulloret e reja, e kuptojnë rrezikun që i kanoset dhe me mundësitë e tyre me rotacion do të përkujdesen për heronjtë e tyre.

    “Shujta për sonte u mundësua nga specialitetet e Shtëpia e peshkut Oktapod dhe pije nga N’pyll. Ju lutem të keni kujdes në zbatimin e rekomandimeve dhe bashkë të adaptohemi në normalitetin e ri ku në çdo lëvizje/dalje apo aktivitet të kemi parasysh që bartja e maskave mbetet obligative, respektimi i distancës dhe respektimi i higjienës personale”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!