×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Rrotullimi i xhipave të EULEX-it, hedhet poshtë aktakuza për Konjufcën, Sveçlën e Zybën

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 11:10

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë aktakuzën për disa nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë edhe nënkryetarin Glauk Konjufca.


    Vendimi i Gjykatës është dhënë me datë 27 dhjetor 2019, një ditë pasi Glauk Konjufca është zgjedhur kryekuvendar, shkruan Reporteri.net.

    Ata akuzoheshin për rrotullimin e xhipave të EULEX-it, të bërë gjatë viteve 2011-2012.

    Njëri prej të akuzuarve, ish-aktivist i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci, ka publikuar vendimin për pezullim të rastit, në të cilin akuzoheshin për rrotullimin e xhipave të EULEX-it.

    Të akuzuar përveç Konjufcës dhe Gjinovcit, kishin qenë edhe Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Sali Zyba dhe disa persona të tjerë.

    Ky është aktvendimi:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!