Qeveria e Kosovës ka votuar sot në mbledhje të qeverisë për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Telekomit.
Shefja e Ministrisë së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, duke kritikuar punën e drejtorëve, ka thënë se ata duhet të shkarkohen për arsye se kjo gjë kërkohet edhe nga Rezoluta e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
“Nuk kanë përmbushur planin e biznesit, Qeveria ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat, Drejtorët e tashëm kanë lejuar shpenzime të tepërta. Rezoluta e Kuvendit kërkon shkarkimin e drejtorëve”, ka thënë Hajdari.
E një prej “viktimave” të këtij vendimi është edhe gruaja e Bekë Berishës(deputetit të AAK-së), Besa Shatri, ani pse kjo e fundit kishte provuar t’i shpëtonte shkarkimit duke dashur të dorëhiqet.
Reporteri.net ka mësuar nga burime brenda Telekomit se Shatri kishte bërë gati dorëheqjen, por nuk e zuri afatin për ta dorëzuar. Kështu, Shatri zyrtarisht konsiderohet si e shkarkuar.
Sidoqoftë, deri tash nuk ka reaguar asnjë prej anëtarëve të Bordit veçmas, por i kanë drejtuar një letër të përbashkët Qeverisë Kurti, ku ky vendim u cilësua si politik dhe me qëllim të denigrimit të ndërmarrjes./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.