×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hajdari arsyeton emërimin në borde të njerëzve të VV-së: Janë të përkohshëm, ata nuk vjedhin

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 10:50

    Me vendimi e ri të Qeverisë në detyrë, Mentor Hyseni dikur kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, është vendosur në pozitën e kryesuesit të kompanisë Rajonale Ujësjellësi në “Prishtinë”, ndërsa Artan Dermaku, anëtar i Vetëvendosjes është zgjedhur anëtar Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës”.


    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka arsyetuar punësimin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjet publike.

    Ajo ka thënë se  Mentor Hyseni dhe Artan Dërmaku, nuk kanë asnjë post brenda Lëvizjes Vetëvendosje, edhe pse të dy këta kanë qenë kandidatë për deputetë të Kuvendit nga partia e Albin Kurtit.

    Sipas Hajdarit këta janë vetëm anëtarë të përkohshëm dhe brenda gjashtë muajsh do të zgjidhen bordet me mandat të plotë, shkruan Reporteri.net.

    Reagimi i plotë:

    Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi shkarkuar bordet ekzistuese e më pas kemi emëruar bordet e përkohshme për Postën e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina”. Këto janë borde të përkohshme dhe emergjente të pranverës, të cilat nuk do t’i zë vjeshta aty. I kemi për ta ndalur gjakderdhjen financiare dhe rënien e lirë të ndërmarrjeve jetike për qytetarët. Mentor Hyseni e Artan Dërmaku njëmend janë anëtarësuar së voni në LVV por ata janë profesionistë të sprovuar të Kosovës e jo militantë partie politike. Janë njerëz që ju beson Qeveria dhe që nuk vjedhin. Bordi i përkohshëm bën punë ekipore dhe ka vendimmarrje kolektive me shumicë votash. Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. Bordi i ri me mandat të plotë përzgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurrimit jo më larg se gjashtë muaj prej tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!