×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj thotë se synon të bëhet vetëm president, jo ministër

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 22:21

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ata që do të qeverisin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk do ta kenë të lehtë sepse Kosova ka shumë sfida.


    Ai shtoi se nëse do të udhëheqë vendin si president, do të ndihmojë qeverinë në punën e vendit dhe do të mbaj një referendum për union me Shqipërinë.

    “Është e logjikshme që pas një farë kohe të ndryshojë lidershipi politik dhe besoj se kjo po ndodh, gjë që është normale. Sigurisht ata që do të qeverisin pas këtyre zgjedhjeve nuk do ta kenë të lehtë sepse Kosova ka shumë sfida. Po ashtu edhe pandemia e ka shkatërruar ekonominë”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë për RTV Ora News.

    “Unë kam kandiduar vetëm për president dhe nuk mendoj të marr një punë tjetër. Duke qenë se kam qenë kryetar qeverie nuk mund të them se do të bëj punën e ministrave. Nëse do të kem privilegjin dhe nderin të udhëheq vendin tim si president, do të ndihmoj qeverinë në punën e vendit dhe do të mbaj një referendum për unionin me Shqipërinë”, ka deklaruar më tej Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!