Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk i beson Albin Kurtit, madje Haradinaj nuk hezitoi ta quaj Kurtin mashtrues.
“Unë ju siguroj se Kurti është mashtrues, nuk mund t’i besoj”, tha Haradinaj.
Ai kujtoi kohën kur Kurti nuk pajtohej me kombëtaren dhe flamurin e Kosovës.
“Kujtojmë kohën kur ai ofendojke njerëzit nëse dikush ka folur për kombëtare apo për flamurin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Megjithatë, Haradinaj pranoi se Kurti ka evoluar kohët e fundit.
“Tash vërejmë se ka evolu”, shtoi Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.