×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: Dikur me këtë plis ka qenë rrezik me dalë prej shtëpisë

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 19:06

    Koalicioni AAK-PSD sonte ka mbajtur  tubim elektoral në Prishtinë.


    Në këtë tubim po marrin pjesë një numër i madh i përkrahësve të AAK-së, mirëpo ajo që bie në sy është se të gjithë pjesëmarrësit mbajnë plisa në kokë, duke mos përjashtuar këtu as kandidatët për deputetë nga radhët e këtij koalicioni, shkruan Reporteri.net.

    Para elektoratit me plis në kokë është paraqitur edhe kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj.

    Haradinaj ndër të tjera ka thënë se qeverisja e tij do të jetë e pastër dhe e bardhë si ky plis, por ka potencuar se sa rrezik ishte dikur të mbahej ky plis në kokë.

    “Ju siguroj që si bardhësia e plisit do të vazhdojmë me faqe të bardhë me i shërby vendit”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

    Haradinaj ndër të tjera ka thënë se koalicioni AAK-PSD është më i miri në Kosovë, në këto zgjedhje, ngase sipas tij ky koalicion do t’i çojë përpara temat e mëdha, ashtu siç bëri me krijimin e ushtrisë.

    “Kemi krijuar ushtrinë më të re, por edhe ushtrinë më moderne në rajon.Policia jonë është më e mira dhe më e forta në rajon. Nuk ka në rajon dikush që e ka përkrahë më shumë gjyqësorin. Nuk ka armik i Kosovës që mundohet të bëjë punë të këqija për Kosovën pa e marrë vesh AKI-ja jonë. I kem përkrahë i kemi forcu dhe janë më të zotit në rajon”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!