Kandidati për president njëherësh edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me rininë e Obiliqit.
Haradinaj tha se Aleanca angazhohet në krijimin e agjendës nacionale për rini të edukuar e të shëndoshë dhe reformën rrënjësore të sistemit arsimor.
“Programi ynë parasheh mes tjerash edhe fondin e financimit të punësimit të parë të të rinjve, trajtimin institucional të karrierës, shkollat profesionale dhe harmonizimin e plotë të politikave arsimore, shëndetësore, kulturore, të punësimit dhe të zhvillimit në relacion me gjeneratat e reja”, tha ai.
Më tej ai shtoi se Aleanca garon me shumë të rinj nën moshën 30-vjeçare, të cilët janë garancë për shtetin.
“Mbi dy e treta e kandidatëve të Aleancës garojnë për herë të parë, e në listë përfshihen edhe shumë të rinj nën moshën 30-vjeçare, të cilët janë garancë se rinia do të jetë pjesë shumë e rëndësishme në forcimin e shtetit tonë.
#ForcaeKosovës”, përfundoi Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.