Disa aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë arrestuar gjatë kohës kur po vendosnin një arkivol para Qeverisë.
Ata kanë theksuar se ky është një aksion simbolik, mirëpo Policia u ka vendosur prangat, shkruan Reporteri.net.
Këtë gjë e ka dënuar ashpër ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e ka dënuar ashpër arrestimin e 3 aktivistëve.
“Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq, ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të lirojnë këta aktivistë dhe, siç thotë ai, të kom shkelet e drejta e garantuar e kundërshtimit paqësor e politik.
“I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shtuar Haradinaj.
Ndryshe, AAK-ja po kundërshton ashpër heqjen e taksës që ka në plan ta bëjë Qeveria. Sipas tyre, kjo do t’i shërbente presidentit serb, Aleksandar Vuciq./Reporteri.net