Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për fshirjen e komunikatave në faqen zyrtare të tyre.
Hoti këtë e ka bërë në një tubim para elektoratit në Komunën e Kaçanikut.
“Kemi përballë disa kundërshtarë të majtë që s’kanë besim as në Zot e as në shtet. Në listën e tyre gjeni njerëz që janë adhurues të ekstremizmit, kurse në listën tonë gjeni njerëz patriotë. A keni dëgjuar prej tyre ndonjë projekt të hairit që do ta gëzojnë qytetarët. Jo s’keni dëgjuar, ata angazhojnë ekspertë të IT-së për të fshirë komunikatat e para 20 viteve ku sulmohet LDK-ja dhe shteti’’, tha Hoti.
Ai foli edhe për programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke thënë se me qeverisjen e tyre, paga minimale në vend do të jetë 300 euro.
‘’Kur ta zhvillojmë ekonominë i rrisim pagat, pensionet, paga minimale do të jetë 300 euro. Ne kemi program të qarte për të gjitha komunat. Ne duam të tregojmë kujdesin për secilën komunë, do të investojmë në rrugën Viti – Kaçanik e shumë projekte të tjera’’, shtoi Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.