×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoti “godet” VV-në: LDK krenohet me historinë e saj, oponentët tanë po e fshijnë të kaluarën

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 20:43

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me elektoratin nga Lugu i Baranit në Pejë, ka thënë të dielën se “përderisa ne po krenohemi me të kaluarën tonë shtetformuese, oponentët tanë politikë po e fshijnë të kaluarën sepse po turpërohen nga të bëmat e tyre kundër shtetit dhe interesave të qytetarët”.


    Hoti tha se kundërshtarët politikë gjithmonë kanë qenë në anën e kundërt të historisë së shtetit dhe demokracisë së Kosovës.

    “Ata gjithmonë kanë qenë në anën e kundërt të historisë së shtetit dhe demokracisë së Kosovës. Ne krenohemi me historinë tonë politike. Krenohemi me Presidentin Rugova dhe rrugëtimin e tij që po e ndjekim edhe sot, ndërsa oponentët tanë kanë qenë në anën e kundërt të Rugovës dhe të shtetit të Kosovës. Sot kanë angazhuar me dhjetëra IT për t’i fshehur nga publiku deklaratat e tyre kundër demokracisë dhe kundër procese që sollën formimin e shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

    Sipas tij, qytetarët e Kosovës e njohin më së miri për gjithë kontributin që kanë dhënë secili, duke filluar nga rezistenca paqësore, lufta për liri, rindërtimi nga lufta dhe procesi i krijimit të shtetit.

    Ai tha se vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës i ka të hapura dyert në të gjitha kancelaritë e botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!