×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hoxhaj: Me Kurtin një pasiguri totale, me mua kryeministër qeveria zgjatë deri më 2025

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 22:33

    Enver Hoxhaj, kandidat për kryeministër nga PDK ka adresuar kritika ndaj Albin Kurtit, kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje.


    Ai ka thënë se Kurti nuk e dëshiron pushtetin, dhe sipas tij asnjëherë nuk e ka dashur.

    Hoxhaj ka thënë se vetëm me të kryeministër, qeveria mund ta çojë mandatin deri në fund, kurse sipas tij me Kurtin ka pasiguri totale.

    “Vendit i duhet qartësi dhe qytetarët duhet të dijnë kush është adresa para se të shkojnë të japin votën e tyre. Me Kurtin është një pasiguri totale, me mua kryeministër qeveria zgjatë deri më 2025. Në pikëpamjen time, Kurti nuk e do pushtetin, nuk e ka dashur asnjëherë pushtetin”, ka deklaruar Hoxhaj në Kanal10, shkruan Reporteri.net.

    Hoxhaj e ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me VV-në pas zgjedhjeve, por vetëm nëse ai është kryeministër.

    Ai ka pohuar se mund të bashkëpunojmë me secilin subjekt politik, dhe se nuk kanë vija te kuqe me asnjë subjekt politik. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!