×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Isa Mustafa rikthen besimin në Arben Gashin, e emëron shef të grupit parlamentar

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 19:10

    Arben Gashi do të jetë Shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së.


    Gashi është pjesë e Kuvendit të Kosovës që nga viti 2010. Nga ky vit e deri në vitin 2014, ai ka qenë Kryetar i Komisionit për Legjislacion, ndërkohë që nga viti 2014 deri në 2017’ën, ka qenë anëtar i Komisionit për Integrime Europiane, raporton Express.

    Aktualisht, Gashi është ligjërues në një universitet, derisa më herët ka qenë Këshilltar i Kryetarit të Komunës së Prishtinës.

    Ndryshe, përveç për emërimin e Gashit si Shef të Grupit Parlamentar, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, janë votuar edhe katër Zëvendës të Isa Mustafës. Nënkryetarë janë bërë edhe Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni e Gazmend Muhaxheri dhe Haki Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!