Këshilltari i kryeministrit, Avdullah Hoti, Visar Berisha, ka bërë paralajmërimin për kthimin e masave të reja restriktive pas rritjes së numrit të personave të konfirmuar me COVID-19 në vend.
Sipas tij, Klinika Infektive është mbushur plot, ndërsa rastet janë të shumta, shkruan Reporteri.net.
“Për fat të keq, nuk mbetet gjë tjetër veç kthimi i masave restriktive, sa më parë!” – ka thënë Berisha.
Për këtë gjë ai ka fajësuar qytetarët që nuk kanë vënë maskë në fytyrë dhe kanë refuzuar të mbajnë distancën fizike.
Statusi i plotë:
Per fat te keq problemi kryesor ne krejt kete ngritje numrash me COVID-19 eshte nje refuzim sistematik e strukturor i mbajtjes se maskes ne fytyre dhe distancimit fizik, ne te gjitha nivelet dhe nga te gjithe.
Nuk ka fuqi monitoruese qe kontrollon refuzimin si fenomenologji kulturore. Jo 200 profesionistë shtesë bashke me te gjitha trupat inspektuese por asnje mekanizem ligjzbatues s’mund ta luftoj refuzimin ndaj rregullit, disiplines e pergjegjesise.
Klinika Infektive eshte mbushë. Rastet jane shume. Per fat te keq nuk mbetet gje tjeter vec kthimi i masave restriktive, sa me pare!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.