Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli, kanë dhënë votën e tyre për zgjedhjet e së dielës. Përmes postës, nga Haga, votat e tyre tashmë gjenden në Kosovë. Kështu ka deklaruar sekretari i PDK-së, Uran Ismaili.
“Më lejoni që të ju konfirmoj që vota e Thaçit dhe Veselit kanë ardhur në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Ismaili u shpreh se ky vit me qeverisjen e PDK-së, do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike.
Ismaili në fjalën e tij në këtë tubim ka folur edhe për arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaci si dhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit.
Tha se historia e Kosovës sot po sulmohet padrejtësisht.
“Historia e Kosovës sot po sulmohet. UÇK sot po sulmohet, PDK sot po sulmohet, Kosova po sulmohet. Ne jemi ngiritur në këmbë sot për të thënë se PDK sot duhet të jetë me e organizuar dhe më e unifikuar se kurrë. Ka para vetës zgjedhje historike, në mungese të figurave historike. Sot Thaçin e e Veselin nuk i kemi këtu. Por aty do të mbeten me ne”, tha Ismaili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.