×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kabashi: Fushata bëri që të zbehet fryma për Lëvizjen Vetëvendosje

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 17:36

    Gazetari dhe analisti Bekim Kabashi, i ftuar në “Pak ma drejt me Uran Haxhën” në Paper Radio, ka vlerësuar se fushata e partive politike u ka kryer punë.


    “Sot jemi në ditën e fundit të fushatës dhe mendoj që fushata u ka kryer punë. Në fillim të zgjedhjeve kemi parë një frymë të drejtuar kah Lëvizja Vetëvendosje, si rezultat i rrëzimit të qeverisë, por edhe pandemisë. Më pas fushata e partive politike ka bërë që strukturën e tyre shumë-vjeçare ta aktivizojnë dhe të zbresin frymën drejtuar partisë së parë”, ka thënë Kabashi.

    Ai gjithashtu ka vlerësuar se nuk ka pasur ndonjë polarizim të lartë mes partive politike, që do të ndikonte edhe në polarizimin e popullit.

    “Është pozitive se si nuk ka pasur një polarizim të lartë. Kemi pasur ndoshta një polarizim mes zotëri Limajt dhe zotëri Hoxhajt, por këtë e konsideroj si të izoluar. Pasi ata kanë një elektorat dhe lufta për vota në fushatë është e natyrshme. Limaj dhe Nisma Socialdemokrate kanë dashur të marrin më shumë elektorat edhe nga mungesa e prezencës së kryetarit historik të PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetarit të partisë, Kadri Veseli, teksa PDK përveç votës ekzistuese ka tentuar të rikthejë elektoratin që i ka shkuar tek Nisma, në ndarjen e atëhershme të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit”, ka shtuar Kabashi.

    “Partitë politike kanë investimin më të madh në kohën kur zhvillojnë fushatë parazgjedhore, pasi me anë të saj pretendojnë të rrisin votat dhe të ngadhënjejnë në zgjedhje. Kësaj radhe në Kosovë fokusi i publikut ka qenë i koncentruar në pesë parti politike, pasi janë parë edhe si partitë kryesore: Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe në fund Nisma Socialdemokrate e Kosovës”.

    Ai ka bërë thirrje që të dilet në votime, pasi është tregues i demokracisë dhe vetëdijesimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!