×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kështu bëhej fushata në Kosovën e pasluftës, kur partitë mbushnin stadiumet

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 14:24

    Që nga paslufta në Kosovë janë mbajtur shtatë palë zgjedhje parlamentare.


    Që nga viti 2001, kur u mbajtën zgjedhjet e para të pasluftës, ka ndryshuar shumë mënyra se si partitë politike kanë bërë fushatë

    Në vitet e pasluftës entuziazmi i kosovarëve për të përkrahur një parti politike ishte më i madh, pasi kjo vërehet nga numri i madh i tyre në fushata.

    Në pamjet e para disa viteve, shihet se si dy partitë të udhëhequra nga liderë që kishin dalë nga UÇK-ja, Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr atëherë nga Hashim Thaçi dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, mbushnin sheshet dhe stadiumet.

    Sot kur kanë kaluar rreth dy dekada nga ajo kohë, partitë politike kanë ndryshuar mënyrën e të bërit fushatë e vështirë që ndonjëra prej tyre do të kishte guxim që fushatën ta mbante në një stadium, shkruan Zëri.info

    Këto janë pamjet nga fushata zgjedhore e vitit 2001:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!