×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kështu do të jetë moti të dielën, ditën e zgjedhjeve

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 12:33

    Të dielën e 6 tetorit do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.


    Ndikim të madh në daljen e qytetarëve për të votuar ka edhe moti

    Temperaturat e larta që mbizotëruan gjatë këtyre ditëve do të bien dukshëm dhe do të përcillen me reshje shiu në ditën e zgjedhjeve.

    I kontaktuar nga Indeksonline, meteorologu Sylë Tahirsylaj ka deklaruar se do të ketë rënie të temperaturave, por që nuk do të jenë ekstreme.

    “Moti ka me qenë i ndryshueshëm në vikend me mundësi të reshjeve të shiut, ka me pas ulje të temperaturave, por jo edhe aq ekstreme. Minimalja do të jetë 8C, kurse maksimale deri në 17C”, tha ai.

    Tahirsylaj theksoi se për të dielën kur edhe do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme temperaturat do të shkojnë deri në 17-18C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!