×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur sot tubimin në Viti

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 17:31

    I nominuari për Kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Viti sot ka nderjë krahun e fuqishëm të këtyre njerëzve trima e punëtorë.


    “Anamorava njihen si kryengritës të hershëm për liri dhe të vendosur në mbrojtje të saj. Në Viti sot ndjeva krahun e fuqishëm të këtyre njerëzve trima e punëtor, që i japin shtetit të Kosovës, për të qëndruar i fortë, krenar dhe i patjetërsueshëm.

    Vitia partner i koalicionit AAK-PSD, për Kosovën që i del zot vetes në tërësinë e saj”, ka shkruar Haradinaj.

    AAK-PSD ka paralajmëruar edhe dy tubime në Gjilan dhe Lipjan për sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!