×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kolona të gjata në Morinë, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 9:48

    Ndonëse Kosova është në fushatë zgjedhore dhe gjendja epidemiologjike me pandeminë COVID-19 është përkeqësuar lehtë ditëve të fundit, nuk duket se i ka penguar qytetarët e Kosovës që t’ia mësyjnë këtë të shtune Shqipërisë.


    Në fotot nga pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë shihet se janë krijuar kolona të gjata të automjeteve që presin të kalojnë kufirin.

    Moti me diell dhe temperaturat e larta në stinë dimri, kanë bërë që shumë kosovarë ta shfrytëzojnë për ta kaluar fundjavën në vendet turistike të Shqipërisë.

    Sipas raportimeve të mediave shqiptare, deri më tani nga Kosova për në Shqipëri kanë kaluar 12 mijë kosovarë duke krijuar radhë të gjata të pritjes në Morinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!