×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Konjufca për ambasadën e ShBA-së: Nuk kanë nevojë të na tregojnë si të mbajmë tubime

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 22:58

    Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se ambasadat nuk kanë nevojë të tregojnë se si të organizohet një tubim. Ambasada amerikane ka këshilluar qytetarët e saj që të mos i afrohen shesheve të Prishtinës të premten për shkak të një tubimi që mund të kthehet në një protestë të dhunshme.


    “Nuk ka nevojë të na përkujtojnë ambasadat e askush si të mbajmë tubime. Ne e dimë se nëse pesë mijë veta grumbullohen ngjit njëri me tjetrin përhapet coronavirusi. Për atë arsye tubimi do të mbahet me pika që kanë distancë dy metra”, tha ai në Dukagjini.

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se gjithçka do të jetë e organizuar në atë mënyrë që nuk do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

    “Askund në botë kjo nuk konsiderohet vepër penale. Çdokush është përgjegjës për shëndetin e vet”.

    Konjufca ka thënë se protestat janë të pashmangshme por që ato lidhen me përfundimin e pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!