Kryeministri i vendit Avdullah Hoti në interpelancën e thirrur nga 8 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e Taskë-Forcës anti-korrupsion brenda Policisë së Kosovës, ka thënë se ky vendim është marrë që të luftohet korrupsioni dhe të qartësohet funksionimi i departamentit përkatës.
Sipas tij Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në luftin e korrupsionit si dhe në anëtarësimin e mekanizmave të sigurisë në ato ndërkombëtare.
Ai ka thënë se me këtë vendim nuk po pengohet lufta kundër korrupsionit por se përkundrazi po fuqizohet dhe forcohet.
“Departamenti Special anit korrupsion, ka funksionuar brenda departamentit të hetimeve, kemi departament brenda brenda departamentit.
Ky departament ka për qëllim luftimin e korrupsionin, nuk po pengojmë punën e tyre, por po forcojmë. Ky vendim nuk cenon kontributin, por ka të bëj me ngritjen e përgjegjësisë, ky vendim i qeverisë nuk ka asnjë objektiv tjetër, përveç luftimit të korrupsionit.
Objekt i Qeverisë mbetet zhvillimi i kapaciteteve kundër luftës. Objektiv tjetër është ruajtja dhe fuqizimi i këtyre mekanizma. Duhet të eliminohet ndërhyrja e çfarëdoshme brenda tij. Me këtë vendim do t’i hapë mundësi drejtë integrimit në strukturat e sigurisë. Ne jemi të vendosur që çdo veprim në organet e sigurisë ta bëjmë vetëm me ligj. Plani i jonë është i qartë për më tutje, puna e task forcës vazhdon e papenguar në të gjitha çështjet që i kanë në procedurë, policia do ta paraqes organogramin e ri në mbikëqyrje, kjo po ndodh tani”, është shprehur Hoti.