Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë se ende nuk është përfunduar lista përfundimtare e rregulluar që tregon saktë sesa aplikues jashtë vendit janë konfirmuar e sa janë refuzuar.
Ai thotë se verifikimi përmes telefonit nuk ka përfunduar ende.
“Prej sot është dashur të fillohet me fletëvotimin dhe votimin nga votuesit jashtë vendit. KQZ ende nuk është e përgatitur dhe ka shkelur këtë afat. Është ndër shkeljet më të rënda”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se kjo nuk është shkelja e fundit në këtë proces zgjedhor për të cilin thotë se janë duke e minuar partitë e mëdha.
“Nuk kanë mundur të ballafaqohen me numrin e madh të aplikuesve. Vonesat për publikimin e listave përfundimtare janë evidente, votuesit jashtë vendit ende nuk e dinë se kush është certifikuar e kush jo. Verifikimi ka mbetur në mes të rrugës. Votuesit që jetojnë jashtë vendit janë me të drejtë të shqetësuar me këto shkelje”, ka shtuar ai.
Sipas Kurteshit këto tejkalime të afateve, bëjnë me dije se KQZ ka kaluar në rrafshin e kryerjes së veprave penale.
Njëra sipas tij, është cënimi i të drejtës për ushtrimin e mjetit juridik, duke përmendur qytetarët jashtë vendit të cilëve nuk u është dhënë afat për kundërshtim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.