×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti në Shtërpcë me ish-këshilltarin simpatizant të kriminelit Ratko Mlladiq

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 17:15

    Paraditen e sotme, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ia ka mësyrë garës për kryeministër e kaloi në Shtërpcë. Aty ai shkoi me disa bashkëpunëtorë të tij, përfshirë edhe disa të komunitetit serb.


    Mbrojtja e lumit të Shtërpcës ishte arsyeja që dha Kurti për vizitën që sot bëri në këtë komunë, shkruan lajmi.net.

    Kreu i VV-së, u pa të jetë i shoqëruar gjatë kësaj vizite edhe nga ish-këshilltari i tij, Nenad Rashiq. Përveç Rashiqit, me Kurtin në Shtërpcë ishte edhe një serb tjetër, i cili gjithashtu kishte shërbyer si këshilltar i Kurtit gjatë kohës që ky ishte kryeministër vitin e kaluar. Ky person është Cvetko Veljkoviq.

    Por historia e Veljkoviqit është pak më ndryshe se e Nenad Rashiqit. Lajmi.net kishte raportuar vitin e kaluar për emërimin e Veljkoviq, i cili shprehte haptas simpatinë e tij për kriminelin serb të luftës, Ratko Mlladiq.

    Në vitin 2014, Cvetkoviq shpërndante këngë heroizuese për Mlladiqin, por që kjo nuk është se i kishte penguar fort Kurtit kur e kishte emëruar si këshilltar.

    Kënga të cilët e shpërndante Cvetkoviq, ishte publikuar nga një rrjet i “këngëve patriotike serbe” në Youtube. E njëjta titullohet “Radko Mlladiq – Po më gjykojnë”.

    Kujtojmë se Mlladiq është i dënuar me burgim të përjetshëm për 10 akuza për krime lufte, gjenocid e krime kundër njerëzimit.

    Përveç kësaj, Cvetkoviq në Facebook shpërndante edhe lajme që kanë të bëjnë me mohimin e shtetësisë së Kosovës, në të cilat citohen fjalët e një ish-politikani gjerman.

    Ky i fundit, në lajmin të cilin e shpëndante Cvetkoviq, thoshte se Gjermania nuk është dashur ta njihte kurrë Kosovën, dhe kundërshtonte hapur intervenimin e NATO-s në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!