×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti paralajmëron të mos ketë më as konferenca për media, a po tenton ta ndalë seancën për rrëzimin e tij

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 15:52

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mban konferencë për media lidhur me situatën me koronavirus në Kosovë.


    Mirëpo, kësaj radhe do të jetë një konferencë më ndryshe, për shkak se do të mbahet në ambient të hapur, e kjo pikërisht si masë mbrojtëse, shkruan Reporteri.net.

    Aty janë vendosur edhe ulëset e gazetarëve por në distancë për 1 metër nga njëri-tjetri.
    Ky veprim i Qeverisë vjen pas thirrjeve të vazhdueshme për t’u mbrojtur nga koronavirusi COVID-19, e ku distanca larg njëri-tjetrit duhet të jetë 1 metër.

    Edhe në fillim të fjalës së tij, Kurti tha se nuk do të ketë më konferenca brenda pasi kjo do të bëhet për të respektuar rregullat e grumbullimit. Madje ai tha se së “shpejti do të na duhet edhe konferencat në ambient të hapur t’i përfundojnë në mënyrë që të komunikojmë vetëm përmes internetit e telefonit”.

    Por a është ky veprim i Kurtit i lidhur me seancën për mocionin e LDK-së për rrëzimin e tij.

    A po dëshiron ai që më ketë konferencë të dërgojë mesazh se as Kuvendi nuk mund të mblidhet?

    Dje një nga deputetet e VV-së, Fatmire Mullhaxha Kollçaku tha se nuk mund të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës pasi nuk ka kushte. Sipas saj, do të rrezikoheshin shumë deputetët nëse mbahet një seancë. Megjithatë, Rregullorja e punës së Kuvendit thotë se seancat mund të mbahen edhe diku tjetër.

    Por, në Rregulloren e Punës së Kuvendit, thuhet se seancat e Kuvendit mund të mbahen edhe diku tjetër.

    Në nenin 4 të saj, thuhet si në vijim:
    “Mbledhjet jashtë selisë
    Kuvendi dhe trupat e punës së tij mund të mbajnë mbledhje edhe jashtë selisë së Kuvendit”.
    Në fakt më herët edhe ka ndodhur kjo gjë, shkruan Reporteri. Në kohën e protestave të Vetëvendosjes dhe AAK-së kundër demarkacionit, Kryesia e Kuvendit kishte vendosur disa herë që seancat të mbaheshin në një sallë alternative në objektin e Kuvendit. Në atë kohë, VV dhe AAK sulmonin me gaz lotsjellës, pasi nuk dëshironin të lejonin të miratohej Demarkacioni me Malin e Zi dhe Marrëveshja për Asociacionin për Komunat Serbe.
    Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës kanë folur për Reporterin rreth nenit 4 të Rregullores.
    Një zyrtar i këtij institucioni, në kushte anonimiteti ka thënë për Reporterin se ‘nëse konsiderohet se në sallën e seancave nuk ka kushte, mund të gjendet një lokacion tjetër i përshtatshëm’.
    “Kryesia dhe trupat tjerë të Kuvendit duhet të garantojnë mbarëvajtjen e një seance. Është obligim i tyre”, ka thënë ky zyrtar.

    Sipas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do ta ketë vështirë të stopojë mbajtjen e saj, nëse nuk ka një arsyetim të fortë për këtë.

    “Hapësira nuk e përcakton Kuvendin. Mbledhjet, nëse është e nevojshme mund të mbahen edhe në salla tjera, gjithmonë duke u siguruar se janë kushtet optimale”, ka thënë zyrtari i Kuvendit.

    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar tashmë mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Seanca pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme. Të gjitha partitë janë pro rrëzimit, ani pse vendi gjendet në masa emergjente të pandemisë.

    Kujtojmë se numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, gjatë ditës së djeshme ka shkuar në 24./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!