×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pasi u refuzua në veri, Kurti takon serbët dhe shqiptarët në Shtërpcë

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 14:46

    Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar sot paradite në Shtërpcë disa qytetarë serbë dhe shqiptarë.


    Kurti përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar disa foto ka shkruar se grupi e qytetarëve serbë dhe shqiptarë, të cilët i takoi sot i ka bashkuar kauza për mbrojtjen e lumit të tyre nga ndërtimi i një hidrocentrali të vogël.

    Në këtë takim shihet se prezent është edhe ish-ministri i Punës, Nenad Rashiq.

    Postimi i Kurtit:

    Paradite në Shtërpce takova grupin e qytetarëve serbë dhe shqiptarë, të cilët i ka bashkuar kauza për mbrojtjen e lumit të tyre nga ndërtimi i një hidrocentrali të vogël.

    Nuk shkon betoni me natyrë, sikurse nuk shkon as lumi me hidrocentrale dhe as turizmi me mbeturina.

    Prandaj 14 shkurti është referendum.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!