Ditë më parë kandidatët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe Driton Tali në fushatën e tyre për të mbledhur vota vizituan qytetin e Podujevës.
Ata u ndalën në një çajtore e njohur si e “çajtorja e Sabitit”, ku thane se për Llapin po vjen dita.
“Çaji i Podujevës dhe kafja e Sabitit… edhe për Llapin po vjen dita. Edhe çaji i Podujevës nuk po ia lëshojka rendin çajit të Vushtrrisë e atij të Kaçanikut ?”, kishte shkruar Pacolli.
Por asaj i është kundërpërgjigjur sot po nga Podujeva, shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, njëherit nënkryetar i kësaj partie, duke ironizuar keq me VV-në, shkruan Reporteri.net.
“Atyre kujtimi i vetëm që ka me ju mbet prej Llapit është çaji i Sabitit. Çajin te Sabiti falja, votën mos ja falni se nuk e meritojnë”, tha Haziri ndër të tjera. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.