Dy kandidatët për kryeministër, ai i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimet e ndara që kanë mbajtur në qytetin e Malishevës kanë drejtuar akuza mes tyre.
Ishte Kurti ai që e thumboi Limajn nga bastion i tij, pasi ia përmendi.
Kurti tha se autostradat e mbyllura, si në Malishevë e në tërë vendin, i kanë ngulfatur komunat, tokat bujqësore dhe i kanë detyruar banorët të shpërngulen prej tyre.
Kjo deklaratë e Kurtit aspak nuk i ka pëlqyer Limajt, i cili vetëm pak orë më vonë reagoi fuqishëm, duke thënë se me mashtrime dhe me sharje nuk shkojnë këto punë, shkruan Reporteri.net.
“Të vijë në Malishevë, e të kërkoj vota, dhe të thotë se autostrada e ka mbytur Malishevën, kjo nuk ka lidhje as për ekonomi e as për shtet. E ju e dini kush ka qenë sot në Malishevë, janë mësuar me sharë nja 15 vjet e tash me fol për ekonomi”, tha Limaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.