Kandidati për deputet nga PDK, Migjen Kelmendi, thotë se vota për PDK-në sot është për vazhdimin e proceseve integruese të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhea kundër çuarjes së Kosovës në izolim.
Ai u bën thirrje qytetarëve ta votojnë PDK-në, në të kundërtën sipas tij do ta çojnë poshtë, shkruan Reporteri.net.
Postimi orgjinal i tij:
Mbrame ne Lipjan, njofta dhe takova mbi 40 anetare te devotshem te Partise Demokratike.
sh ushtare te UÇK, themelues te deges se PDK ne kete qytet, profesore dhe biznismene, sherbyes publik. E vleresuem krejt bashke se Kadri Veseli e ka perkrahjen e plote te krejt anetaresise dhe vleresohet Reformator.
E peshuem domethanien e porosise qe Matthew Whitaker e tha ne Gjilan – se Partia Demokratike dhe Kadri Veseli jane miqt dhe partneret e Amerikes ne Kosove. Dhe konkluduem krejt bashke se vota per PDK sot asht vote per vazhdimin e proceseve integruese te Kosoves ne bashkesine nderkombetare, dhe vota kunder e çon Kosoven ne izolim dhe e len ne shmang.
“Mos e çoni voten posht! Votoni PDK”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.