×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Milaim Zeka shfrenohet: Veç unë e meritoj të jem kryeministër, por e di që nuk bëhem

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 23:25

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK) ka qenë i ftuari i radhës në intervistën e lajmi.net.


    Zeka për lajmi.net ka folur edhe rreth kandidatëve për kryeministër dhe rreth çështjes së më meritorit për të marrë atë post.

    Ai është shprehur se është i vetmi që e meriton, por e di se nuk do të bëhet kryeministër dhe gjithashtu ka thënë se kryeministri duhet të nominohet pas zgjedhjeve.

    “Dorën në zemër, me të tregu drejtë, veç unë e meritoj, por unë e di se s’do të bëhem, por për momentin edhe kjo është një lojë cirkusi, por po të them se nuk kam parë asnjë debat, unë e kam hapë debatin kur jam përgjigjur në pyetjen “ju që jeni dominuar për kryeministër”, kam thanë më tregoni në cilin vend parlamentar, me përjashtim të vendeve presidenciale. Për kryeministër kandidohesh në momentin që një parti del fituese”, tha Zeka.
    Më tutje, ai tha se e ka ëndërr të jetë në debat me kandidatët për kryeministër në mënyrë që të ketë përballje të hapur me ta.

    “Ne jemi cirkusa Ballkanik, jam nomin për kryeministër vetëm pse ëndrra ime më e madhe ka qenë, sikur ëndrra për lirinë e pavarësinë e Kosovës, me i pa qita kandidatë për kryeministër ballë për ballë qita kandidatë për kryeministër në një studio televizive dhe me i zhveshë nga falsiteti dhe pafytyrësia e tyre”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!