×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Musa: Tubimi në Mitrovicë është tregues i qartë entuziazmit dhe besimit të qytetarëve në Rimëkëmbje

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 11:00

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Musa, mbrëmjen e së enjtes bashkë me partinë e tij kanë mbajtur tubimin përmbyllës në qytetin e Mitrovicës.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musa ka thënë se ky tubim ishte tregues i qartë për entuziazmin dhe besimin e plotë të qytetarëve në platformën e rimëkëmbjes, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme për kandidaturën e tij për deputet.

    Rrustem Musa në listën zgjedhore të PDK-së garon me numër 26.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Tubimi përmbyllës në qytetin e Mitrovicës me kryeministrin në ardhje z.Hoxhaj ishte tregues i qartë për entuziazmin dhe besimin e plotë të qytetarëve në platformën e rimëkëmbjes.

    Ju faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme për kandidaturën time për deputet.

    Dr.RrustemMusa 26

    #Rimëkëmbje

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!