×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pacolli: U frikësova se ndaj meje mund të bëhej sulm terrorist, prandaj ndërrova destinacion

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 19:35

    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka arritur tashmë në Prishtinë dhe nga Aeroporti “Adem Jashari” ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë qenë të lidhura me të.


    Pacolli ka thënë se është privuar nga shteti që të kthehet në vendin e tij, e kjo sipas kreut të AKR-së, është e papranueshme.

    Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti mbrëmë përmes statusit të tij i bëri thirrje për konfrontim, shkruan Reporteri.

    Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli në një konferencë për media në aeroport  po ashtu ka theksuar se i është frikësuar një sulmi terrorist prandaj ka ndryshuar destinacion.

    “Postimi i Kryeministrit në ikje Albin Kurti me ka ba përshtypje sepse ka qenë në konfrontim. Unë jam i gatshëm tani të shikoj disa gjëra, këto konfrontimet që janë ba këto ditë kanë ndiku në mënyrën time të të bërit politikë. Ditën që jam nis me ardhë në Kosovë e kam ba testin dhe më ka dalë negativ së bashku me familjen time. Unë jam friguar se mund të kryhej ndonjë sulm terrorist ndaj meje dhe kam ndryshuar destinacion. Jam friguar nga të gjitha presionet dhe lojërat që janë bë deri sa jam nis në Kosovë” tha Pacolli para mediave. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!