Qyteti i Dibrës është zbardhur nga dëbora ditën e sotme duke krijuar pamje piktoreske. Por pavarësisht kësaj, bora e dendur ka krijuar edhe probleme.
Burime për Report Tv bëjnë e dije se rreth 40% e zona e të thella të qarkut të Dibrës kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë zonat më problematike janë Arras, Ostren, Trebicë e Lura.
OSHEE është në terren por era e fortë nuk mundëson ndërhyrjen. Për të bërë të mundur qarkullimin në terren kanë dalë borëpastureset.
Në Lurë rruga është e izoluar dhe nuk komunikon me Dibrën. Qarkullimi bëhet vetëm nga pjesa e Rrëshenit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.